Taylor Swift befasoi fansat me albumin e saj të ri “The Tortured Poets Department”. Albumi i 11-të në studion e Swift, me 16 këngë, u publikua zyrtarisht në mesnatë, por dy orë më vonë, ajo zbuloi një pjesë të dytë me 15 këngë shtesë.

Ky projekt muzikor vjen 18 muaj pas “Midnights” të vitit 2022. Artistja e njohur do të publikojë gjithashtu një videoklip për këngën kryesore të albumit të ri, një bashkëpunim me Post Malone të quajtur “Fortnight”.
Albumi përmban këngë me histori të dhimbshme që tregojnë edhe për një periudhë të errët në jetën e këngëtares së njohur. 34-vjeçarja ka pushtuar industrinë e muzikës dhe ka ndihmuar ekononimë amerikane për shkak të turneve të ndryshme që ajo ka realizuar.

Revista “Time” e shpalli Swift-in si personin e vitit gjatë 2023, duke përmendur arritjet e saj muzikore dhe ndikimin në shumë fusha.

Klan News