Të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në një rrëshqitje masive tokës në kryeqytetin etiopian, Addis Ababa.

Katastrofa prishi qindra shtëpi dhe njerëz që jetonin në zonën Koshe ku transportoheshin të gjitha mbeturinat e qytetit për më shumë se 40 vite.

Dagmawit Moges, drejtori i zyrës së komunikimeve në qytet, tha se të paktën 46 persona kishin humbur jetën, 32 femra dhe 14 meshkuj, duke përfshirë këtu dhe disa fëmijë.

Shumë nga viktimat u zunë përfund nga grumbujt e plehrave ndërkohë që policia po punon për nxjerrjen e të mbijetuarve. Sipas një vlerësimi të bërë në atë zonë jetonin më shumë se 300 persona.

Njerëzit që jetonin në atë zonë ishin nomadë që kontrollin në plehra për të gjetur diçka për të ngrënë.

Sipas banorëve lokalë shkaku i rrëshqitjes së tokës ishin buldozerët të cilët kishin gërmuar tokën në themel për ndërtimin e një sere në majë të kodrës së plehrave. /tvklan.al