Muaji Prill ka nisur me temperatura të larta dhe me mot të kthjellët e kështu do të vazhdojë edhe përgjatë gjithë javës ku temperaturat do të kalojnë dhe mbi 30 Gradë Celcius.

Lajda Porja, sinoptikane “MeteoAlb”: Nesër do të kemi rritje të temperaturave dhe parashikohet që mesjava, e mërkura dhe e enjtja të shënojë 31 gradë. Janë temperatura tipike të Qershorit, ku mesdita është mjaft e nxehtë, ndërkohë që vlerat minimale mbeten konstante përgjatë kësaj jave, nuk është se presim shumë ndryshim në orët e para të mëngjesit.

Pjesa e parë e këtij muaji do të ketë të njëjtën tablo sinoptike, me mot të kthjellët dhe me temperatura të larta.

Lajda Porja, sinoptikane “MeteoAlb”: Pjesa e parë e muajit Prill të jetë me mot të qëndrueshëm, moti do të jetë i kthjellët. Ka disa sinjale që në pjesën e dytë të Prillit të kemi ndryshime. Mund të them që temperaturat janë shumë të larta, në disa zona në 6 apo 7 gradë më të larta nga se duhet të jenë. 

Sipas sinoptikanëve tabloja e kushteve atmosferike do të bëjë një kthesë të konsiderueshme në pjesën e dytë të muajit Prill.

Klan News