10 zyrtarë do të dalin përpara gjykatës

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për dosjen e tenderit të uniformave të Policisë dhe i kërkoi Gjykatës marrjen të pandehur të 10 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë, të akuzuar se në bashkëpunim kanë favorizuar kompaninë fituese.

Listës së të hetuarve iu shtua edhe inxhinierja tekstile e Policisë së Shtetit, Aurora Mullaj, e cila kishte për detyrë të përcaktonte kriteret për uniformën. 

Si personi kyç në favorizimin e kompanisë fituese për tenderin që pak vlerën 2.8 miliardë lekë, vazhdon të jetë në pranga drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

Referuar dosjes që Tv Klan disponon, thuhet se Naqellari, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali, kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek anëtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët më pas përzgjodhën një kompani që nuk plotësonte kriteret.

Më tej, SPAK thotë se Edlira Naqellari në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri dhe Klevis Hasani kanë sjellë avantazhe të padrejta për palë të tjera, duke përcaktuar procedurën e prokurimit të kufizuar, shpalljen e procedurës me një lot, si dhe rritjen e fondit limit. 

Tv Klan