Qytetarët protestuan për herë të dytë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas arrestimit të ish-zyrtarëve të Bashkisë së kryeqytetit,u tensionua edhe më shumë kur protestuesit arritën të çanin rrethimin metalik.

Ata tentuan të kalonin edhe kordonin e policisë, por pa sukses pasi në ndihmë të kolegëve të tyre erdhën edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Situata u tensionua pasi anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës në Tiranë, nuk u lejuan që të futeshin në ambientet e bashkisë për të dorëzuar kërkesat e tyre zyrtare mbledhje Urgjente të Këshillit bashkiak dhe interpleancë me Erion Veliajn si dhe Auditimi i Jashtëm. Për këtë të fundit opozita thotë se ekspertët e pavarur duhet të bëjnë një auditim për buxhetin e vitit 2019-2023 të Bashkisë së Tiranës.

Protesta e cila filloi rreth orës 11:00 u mbyll pas rreth 1 orë e 30 minuta protestë, me paralajmërimin se të tjera protesta do të zhvillohen para Bashkisë së Tiranës.

Klan News