Tre shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë italiane, pasi tentuan të grabisnin një 36 – vjeçar në Caserta, rajoni i Campagnia.

Të arrestuarit janë Altin Keshi, 38 – vjeç, Emirjan Manga, 30 – vjeç dhe 21 – vjeçari Ergon Merdini, të tre pa leje qëndrimi në vendin fqinj.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tre shqiptarëve u bë në momentin, kur po tentonin të grabisnin një 36 – vjeçar, pronar i një restoranti të zonës.

Të armatosur me thika, ata mësohet se bënë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke plagosur edhe njëri prej karabinierëve, i cili mori plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al