Janë vetëdorëzuar në polici 4 autorët e plagosjes së 30 vjeçarit Ramadan Hasani në ambjentet e një lavazhi në Korçë. Bëhet fjalë për Spartak e Kristi Selimin, Marsel Xhakollari dhe Erion Guri.

Arratia e tyre zgjati 2 ditë, ndërsa Hasani të cilën e goditën me mjete të forta (shkopinj bejsbolli) ndodhet në spital. Ngjarja u shënua në lagjen nr.4 të qytetit juglindor, ku konflikti i nisur në rrugë përfundoi në ambientet e një servisi automjetesh, me 30-vjeçarin që vraponte në tentativë për t’u shpëtuar dhunuesve.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News Daniela Zisi, ai është jashtë rrezikut për jetën.

(Lexo më shumë)

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera, për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2024, në lagjen nr. 16, Korçë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 autorëve të dyshuar të saj, pas kontrolleve të shumta dhe falë negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre, këta shtetas u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, u ndaluan me iniciativë shtetasit në kërkim S. S., 32 vjeç, K. S., 31 vjeç, M. Xh., 40 vjeç dhe E. G., 49 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë./tvklan.al