Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se të dielën votohet për kryetar të Komunës së Drenasit, por fituesit e vërtetë janë vet qytetarët e kësaj komune, njofton Klan Kosova.

Ata do të dëshmojnë se demokracia dhe parimet e saj janë kultivuar thellë në kulturën politike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi, duke shtuar se “sot proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike

”.

Presidenti ka lavdëruar edhe punën e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryesuesja Valdete Daka kanë bërë një punë profesionale, të palodhshme, që i tërë procesi elektoral, para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve, por edhe pas tyre, të jetë proces i besueshëm prej të gjithë qytetarëve të Kosovës

”.

Thaçi ka përgëzuar e uruar të gjithë kandidatët.

I përgëzoj edhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme dhe duke iu uruar suksese secilit prej tyre, iu kërkoj që të vazhdojnë të kontribuojnë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi demokratik

”.

Por, më së shumti i përgëzoj qytetarët e Drenasit, që kanë mundësuar një garë elektorale të drejtë dhe dinamike. I ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur, sepse nesër ata do të tregojnë edhe një herë se fati i komunës është në duart e vetë atyre

./Klankosova.tv