Tirana eliminohet nga Europa League

Tirana u eliminua nga Europa League me një humbje akoma më të thellë se ajo në Izarel. Maccabi Tel Aviv mundi bardheblutë me rezultatin 3 – 0 në sfidën e kthimit në “Selman Stërmasi”.

Tirana luajti të gjithë pjesën e dytë me 10 futbollistë, pasi Sentamu u ndëshkua me karton të kuq për një gjest antisportiv. Tirana zhvilloi një pjesë të parë të mirë, duke rrezikuar edhe portën kundërshtare, veçanërisht Merveille.

Lojtarët e Maccabi iu afruan golit, por Ilion Lika u tregua i vëmendshëm. Schoenfeld kaloi në avantazh skuadrën izraelite me fillimin e pjesës së dytë. Lojtarët e Tiranës edhe pse organizuan aksione nuk arritën të realizonin.

Në minutat e fundit Itzhaki dhe Rikan shënuan pas gabimeve në mbrojtjen e bardhebluve. Tirana tani duhet të mendojë për kampionatin e Kategorisë së Parë që nis më 16 shtator me synimin për t’u kthyer sezonin e ardhshëm në Superligë.  

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*