Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në premierën “TIRANA NGA AJRI me sytë e një dëshmitari fluturues – Metamorfoza spektakolare e kryeqytetit të Shqipërisë, nga rrumpalla e viteve ‘90 tek rrokaqiejt e shekullit të ri”, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për gjithë punën e bërë për tranformimin e kryeqytetit.

“Shumë faleminderit për durimin edhe dua të falenderoj Erionin për punën, dua të falenderoj Erionin për fjalët. Dhe mbi të gjitha dua të falenderoj edhe atë që Makjaveli thotë: Gjysma e rrugëtimit të një lideri që është fati. Dhe në një farë mënyre për Tiranën janë “puqur yjet” dhe është bërë e mundur që të krijohet një alkimi e plotë dhe ndërveprimi intesiv dhe i bazuar në të kuptuarit e gjërave njësoj dhe i bazuar në nëj vizion të ndarë plotësisht mes qeverisë dhe bashkisë, ka qenë kyç dhe do të mbetet kyç në këtë histori”, tha Rama.

“Tirana nga Ajri” përmban pamje të qytetit, të lagjeve, të çdo cepi të kryeqytetit e filmuar nga Alket Islami, drejtor i Aeronautikës dhe premiera u shfaq sot në kinema “Millenium”.