Pas arrestimit në Francë të Ramush Haradinajt ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në rrjetet sociale ai e dënoi këtë ngjarje duke shkruar: “Ndalimi i Haradinajt një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterat e BE-së. Skandaloze”.

PD HARADINAJ

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha gjithashtu se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit.

RAMA HARADINAJ

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha e dënoi ndalimin e Haradinajt me “një mandat hakmarrës primitiv të qarqeve raciste dhe albanofobe të Beogradit duke u bërë thirrje autoriteteve franceze të mos bien në kurthet bizantine serbe që punojnë vetëm për destabilizimin e rajonit”.

Edhe Partia Demokratike u kërkon autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë këtë situatë duke theksuar se procedura të tilla burokratike dhe rudimentare përjetohen me shqetësim në hapësirën mbarëshqiptare.

META HARADINAJ

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek i kërkon Bashkimit Evropian të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të tërhequr urdhër-arrestet e vjetruar. Mbajtja në fuqi e urdhër- arresteve ndërkombëtare të vjetruar që prej 2004-ës është papranueshme” – tha Lunacek./ TV KLAN