Policia e Tiranës, ka arrestuar në flagrancë një 25 vjeçar, me emrin Daniel Bushka, banues në Tiranë .

Ky person është ndaluar nga uniformat blu të Komisariatit Nr. 2, sepse dyshohet që ditën e djeshme rreth orës 23:30 ka thyer xhamin e një banke të nivelit të dytë, që ndodhet në rrugën “Abdyl Frashëri” Tiranë.

Por policia ka arritur  të dokumentojë me prova ligjore dhe një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga 25-vjeçari në Tiranë në muajin Prill.

  1. Më datë 08.04.2016, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit B. P.
  1. Më datë  06.04.2016,në rrugën “Medar Shtylla”, ka  vjedhur banesën e  shtetases A. S.
  1. Më datë 19.04.2016, në rrugën “Pjetër Bogdani”, është tentuar të vidhet me thyerje banesa e shtetases K. M.
  1. Më datë 27.04.2016, në rrugën “Irfan Tomini”,  është vjedhur banesa e shtetases D. K.
  1. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Sami Frashëri”, është vjedhur me thyerje, banesa e shtetasit Sh. D.
  1. Më datë 24.04.2016,  në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vjedhur banesa e shtetasit E. Sh.

25 vjeçari akuzohet për veprat penale të  “Shkaterrimit të pronës” dhe “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 150 dhe 134 i Kodit Penal./tvklan.al