Renditet e para në 10 më të mirat e BBC 2

Edhe 6 vite pas publikimit, hiti “Meant to be” i Bebe Rexhës në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line prek sërish maja klasifikimesh. Kënga e yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare u rendit e para në klasifikimin e parë vjetor të publikuar për hitet e muzikës Country nga BBC Radio 2.

“Meant to be” kryeson listën me 10 këngë ku bëjnë pjesë edhe Islands in the Stream nga Dolli Parton dhe Keni Roxhers e 1983-shit, apo ikona “Take me Home, Country Roads” nga John Denver e vitit 1971.

 “Ment tu bi” u rendit muajin e kaluar mes këngëve më të shitura në historinë e Shtetet e Bashkuara, duke e futur Bebe Rexhën në listën ku bëjnë pjesë edhe këngëtare të famshme si Taylor Swift.

Tv Klan