pulaku 1

Hysen Pulaku ka fituar 3 medalje në Kampionatin Europian për të rinjtë që po zhvillohet në Qipro.

Pulaku arriti të sigurtonte medaljen e artë në stilin e shtytjes për peshën deri në 85 kilogramë për në kategorinë U23.

Në shkëputje dhe dygarësh 21 – vjeçari Pulaku mori medaljen e argjendit.

Ky është një tjetër sukses për peshëngritjen shqiptare pas medaljeve të marra nga Daniel Godelli dhe Romela Begaj në Botërorin e zhvilluar këtë muaj në Kazakistan.

Tv Klan