makina-rama

Kryeministri Rama dhe kryetari  i Kuvendit, Ilir Meta, u takuan sot në kryesinë e Kuvendit, duke rikthyer në axhendën e tyre takimet e së mërkurës.

Biseda, që zgjati afro 60 minuta, u zhvillua në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

Palët nuk bënë të ditur se çfarë u bisedua në këtë takim, që vjen një ditë para seancës parlamentare.

Këtë javë, brenda mazhorancës është folur për ndryshime në qeveri.

Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë lëvizje të ministrave, ndërsa Kryetari i LSI –së, Ilir Meta është shprehur se qeveria ka nevojë për impulse të reja.

Tv Klan