Gratë shtatëzëna nuk duhet të udhëtojnë në një zonë të Miami Beach, pasi transmetimi i virusit Zika është konfirmuar tashmë, thanë të premten Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Transmetimi i parë lokal i virusit ka ndodhur në qendër të qytetit të Miami.

Agjencia këshilloi ata që kanë udhëtuar në këtë zonë që nga 14 Korriku, për të qenë të vetëdijshëm se transmetimi aktiv i virusit po ndodh.

Gratë shtatëzëna duhet të këshillohen me stafin mjekësor rreth testimit, po ashtu edhe partnerët e tyre, dhe të ndjekin rekomandimet për parandalimin e transmetimit seksual të këtij virusi.

Guvernatori i Floridas, Rick Scott, njoftoi ditën e sotme se janë konfirmuar 5 raste të transmetimit të virusit Zika, në një zonë të Miami Beach. Tre nga personat e prekur nga virusi ishin turistë, të cilët më pas janë kthyer në shtëpitë e tyre në Teksas, New York dhe Taiwan.

Nuk është bërë i ditur ende identiteti i tyre, por sipas Scott janë tre burra dhe dy gra.

Numrin i përgjithshëm i rasteve të  shfaqjes së virusit Zika në Florida arrin në 36.

Virusi Zika transmetohet nëpërmjet mushkonjave dhe mund të shkaktojë komplikacione të shumta shëndetësore deri në paralizë. Por ajo që është më shqetësuese është lidhja e virusit me mikrocefalinë te fëmijët. Kjo ka bërë që disa shtete ta marrin me seriozitet këtë, duke paralajmëruar gratë që të mos mbeten shtatzënë./tvklan.al