Dy persona kanë rënë në pranga të policisë, pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar:  Alfred Vaja, 54 vjeç dhe Ervin Cane, 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në zonën e Bunavisë, policia ka konstatuar një automjet tip “Fuoristradë” me targë AA 937 IX, që drejtohej nga personat e mësipërm.

Ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, armë zjarri dhe fishekë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 17 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa (3 thasë sintetikë),

– 1 armë zjarri Automatik – model 56,

– 1 krëhër me 27 fishekë, si dhe 35 fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm (në total 62 copë fishekë).

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ervin Canes, policia ka konstatuar një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 7 kg e llojit kanabis sativa në një thes sintetik./tvklan.al