Armiqësia mes tifozëve të Partizanit të Beogradit dhe Cërvena Zvezdës nuk ndalet. Në derbin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës pati përleshje. Të paktën 17 persona janë lënduar. Dhuna nisi nga mbështetësit e Cërvena Zvezdës.

Ata ndërhynë në sektorin e tifozëve rivalë, të cilët nuk hezituan të reagonin. Vetëm ndërhyrja e forcave të policisë qetësoi situatën pas disa minutave.

Derbi i Beogradit është vazhdimisht arenë trazirash dhe më shumë flitet për përleshjet në tribuna se për ndeshjen në fushën e lojës.

 

Tv Klan