Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thuajse jashtë marrëveshjes bërthamore me Iranin. Përmes një deklarate për shtyp, presidenti Trump anuloi zgjatjen e ujdisë për denuklearizimin e Iranit, të cilin e quajti një regjim fanatik.

“Teherani  financon terrorizmin dhe ne nuk mund të lejojmë që të ketë një bombë atomike. Detyra ime parësore është të garantoj sigurinë e popullit amerikan”

, tha Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se do të raportojë në Kongres dhe do të këshillojë aleatët të ndalojnë marrëveshjen e vitit 2015, të cilën Trump e quajti edhe një herë si më të keqen që kanë bërë SHBA-të.

Presidenti Trump sqaroi se bashkë me Kongresin do të hartojë një plan më të ashpër sanksionesh ndaj Iranit.

Tërheqja nga ujdia bërthamore ishte paraprirë pak orë më parë nga presidenti amerikan kur u bëri thirrje fuqive botërore për të kërkuar që Irani t’i japë fund vdekjes dhe shkatërrimit.

Marrëveshja e firmosur nga ish-presidenti Obama është cilësuar nga Trump si një turp, gjatë fjallimit në OKB.

Tv Klan