Një modele kolumbiane 23 vjeç është dënuar me 15 vite burg dhe me një gjobë prej 2284 paund, pasi akuzohet për trafik droge.

Juliana Lopez , fituesja e konkursit kolumbian të bukurisë dukej se kishte “kapur qiellin me dorë” pasi drejtonte një butik mode, ishte prezantuese e një programi televiziv dhe një lojtare profesioniste futbolli. Por fama e saj u ndërpre me kaq!

modelja 2

Me 18 Korrik 2015 ajo u ndalua nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun teksa transportonte kokainë, të cilën e kishte mbështjellë në një qese dhe e kishte  fshehur brenda laptopit të saj.

Mediat kineze raportuan se ajo mbante 610 gram drogë , 49 për qind e së cilës ishte kokainë./tvklan.al