Ekspertër: Rrëfimet e tyre kalojnë qartësisht në kategorinë e trajtimit mizor dhe çnjerëzor

Stafi mjekësor palestinez në Gaza për BBC ka treguar sesi u arrestuan, u detyruan të zhvishen dhe u dhunuan vazhdimisht nga trupat izraelite pas një bastisjeje në spitalin e tyre muajin e kaluar.

Ata shprehen se përgjatë një jave kur po qëndronin në paraburgim ushtria izraelite përdorën gjithashtu qentë për t’i sulmuar ata. Për BBC në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga hakmarrja, deklarojnë se u lanë me ujë të ftohtë. Ata thanë se ishin ndaluar për ditë të tëra para se të liroheshin.

Ushtria izraelite bastisi spitalin në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis i cili ishte një nga të paktët në Rripin që ende funksiononte më 15 shkurt, me argumentin se spitali strehonte militant të Hamasit. Ata gjithashtu thanë se pengjet izraelitë të marrë nga Hamasi më 7 tetor ishin mbajtur në Nasser. Pamjet e filmuara fshehurazi në spital më 16 Shkurt, ditën kur mjekët u ndaluan. Videot tregojnë disa burra të zhveshur përpara godinës së urgjencës së spitalit, të gjunjëzuar me duart pas kokës. Sipas tyre kushdo që bënte lëvizjen më të vogël ata dhunoheshin nga ushtria izraelite.

Ekspertët për të drejtat e njeriut shprehen se pamjet dhe dëshmitë nga stafi mjekësor i intervistuar nga BBC ishin “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe disa nga rrëfimet e tyre kalojnë qartësisht në kategorinë e trajtimit mizor dhe çnjerëzor.

Nga ana tjetër Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale në Konflikt, Pramila Patten gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara konfirmoi edhe njëherë se ka prova të besueshme se dhuna seksuale e kryer nga Hamasi është kryer që me nisjen e konfliktit.

“Në lidhje me sulmet e 7 tetorit, ne konstatojmë se ka prova të arsyeshme për të besuar se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin, duke përfshirë përdhunimin dhe përdhunimin në grup, ka ndodhur në të paktën tre vende, përkatësisht në vendin e Festivalit të Muzikës Nova, Route 232, dhe Kibbutz Re’im. Në shumicën e këtyre incidenteve, viktimat fillimisht iu nënshtruan përdhunimit, pastaj u vranë. “

Ekipi i OKB-së tha se kishte marrë gjithashtu informacion nga burime institucionale dhe të shoqërisë civile dhe intervista të drejtpërdrejta, në lidhje me dhunën seksuale ndaj burrave dhe grave palestineze në ambientet e paraburgimit gjatë bastisjeve të shtëpive në Izrael dhe kërkoi hetim të gjithanshëm.

Ndërkaq në terren mes krizës së madhe të urisë në Gaza, anija me 200 ton ushqim u largua nga një port në Qipro në një projekt pilot për të hapur një rrugë të re detare. Anija e bamirësisë Open Arms u pa duke lundruar nga porti i Larnaka në Qipro. Udhëtimi për në Gaza zgjat rreth 15 orë, por një maune e rëndë me aq shumë ushqim mund ta bëjë udhëtimin dukshëm më të gjatë, ndoshta deri në 2 ditë.

Klan News