Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse LSI ka pasur ndonjë shqetësim lidhur me akuzat e Ylli Manjanit, Vasili është shprehur se LSI, nuk ka pasur asnjë shqetësim pasi gjithçka u sqarua në të dyja dalje publike të sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun, por edhe nënkryetari Luan Rama.

Gjithashtu, Vasili nuk ka kursyer dhe akuzat e forta në drejtim të policisë.

Drejtues të caktuar në polici të lidhur me krimin kanë favorizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit. Këta individë duhet të mbahen nën mbikëqyrje. Përgjegjësitë ia kërkoj Shërbimit Informativ, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit

.

A është ashtu siç thotë z.Koka, policia shqiptare është e lidhur me trafikuesit e kanabisit?

Kam një opinion të qartë timin, policia shqiptare është një trupë e cila në tërësinë e saj është trupë e ndershme dhe në këtë pikë nuk duhet të ketë dyshime, por se ka fenomene dhe individë të cilët janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe kanë mundësuar që kultivimi i drogë të shtohet dhe parandalimi të  mos ndodhe. Ka policië të cilët mbyllin sytë jo nga halli por nga shkalla e korrupsionit.

Fevziu:  A keni deklaruar se punonjës policie mund t’i fusin përfaqësuesve të LSI drogë në makinë?

Vasili

:

Nuk komentoj lajme mediatike, nuk dua të flas për një çështje të tillë. Është tjetër gjë çfarë them unë në takimet e strukturave të LSI-së.

Fevziu: Cili është vlerësimi juaj për Tahirin?

Vasili: Nuk kam të drejtë të bëj vlerësime, pasi me kushtetutë këtë të drejtë e ka kryeministri, duke qenë ministër nuk mund ta bëj një vlerësim.

Fevziu: Keni kritikuar reformën në shëndetësi?

Vasili: Nuk e kam pasur karakteristikë kurrë të flas në mënyrë kategorike ka dështuar apo ka triumfuar. Reformat në shëndetësi janë të gjata dhe të vështira. Disa objektiva mund të ishin riformuluar më mirë. “Shëndetësia  Falas” mund të ishte më modeste dhe kam kërkuar një formulim më rracional dhe të përmbajtur në zhvillimin e vendit.

Fevziu: Si iu imponua Rama për shkarkimin e Manjanit?

Vasili: Nuk na u imponua. Kryeministri nuk ka marrë atë çfarë ka dashur. Ai ka ngritur disa herë këtë shqetësim për këtë  problematikë dhe një keqkuptim të vazhdueshëm që nuk po  gjente rrugën e pajtimit.

Fevziu: Çfarë ka ndodhur në takimin Meta- Rama?

Vasili: Unë nuk kam qenë pjesë e takimit.

Të gjitha mediat thanë së Rama e detyroi Metën të dorëzohet, çfarë ka ndodhur?

Vasili: Kur dëgjoj këto, lajmet Meta u rrëzua, apo ra, është e vetmja herë që më shpërthen e qeshura, pasi unë e njoh shumë mirë Ilir Metën.

Fevziu: Kryeministri ka marrë atë që ka dashur dhe ju nuk keni marrë asnjë gjë?

Vasili: Jo, ai nuk ka marrë atë që ka dashur. Problemi ka qenë shumë  i thjeshtë, kryeministri ka paraqitur një shqetësim që e ka ngritur dhe herë të tjera. Për një marrëdhënie të vështirë që funksiononte me probleme jo vetëm institucionale, por dhe vështirësi të karakterit interpesonal.

Fevziu: Thonë se LSI voton si mazhorancë dhe flet si opozitë?

Vasili: Në rast se unë ngre një shqetësim fjala bie për reformën në shëndetësi. Në rast se ju e mendoni qeverisjen si një masoneri që i konsumon të gjitha brenda atëherë do ishte fundi. Nisma apo ide për të përmirësuar qeverisjen do të thonë t’i shërbejnë bashkëqeverisjes.               

Fevziu: A do veprojë ashpër ligji për përfshirjen e personave me precedentë kriminalë, por edhe struktura të tjera?

Vasili: Është jetike për të ardhmen e zgjedhjeve për të mos ricikluar problematikat e këtij parlamenti. Dekriminalizimi është një proces pastrues por edhe na ka errësuar në sytë e opinionit ndërkombëtar edhe e ka shëndoshur politikën shqiptare. Dekriminalizimi është akoma në tavolinë.

Fevziu: Cila është përgjegjësia juaj si LSI?

Vasili: Qëndrimi do të jetë i prerë, do të bëjmë të gjithë verifikimin deri në një, për pastërtinë e të gjitha figurave që do të kandidojnë.

Fevziu: Guarda di Finanzza, ka deklaruar se 99 % është shkatërruar kanabisi, por dhe policia sipas kryeministrit, figuron ndër strukturat më të besueshme në vend në sondazhet e tre viteve të fundit, si mendoni ju?

Vasili: Unë nuk hy në garën e shifrave, shifra 99% më ka trembur gjithmonë edhe në politikë edhe në jetën praktike. Kjo shifër  është në kufijtë e sipërores dhe një shifër që më kujton botimet e para viteve ’90.

Fevziu: A keni pasur dyshime ju si LSI se kreu i kësaj lëvizje dhe drejtues të tjerë  janë përgjuar nga policia?

Vasili: Nuk dua të merrem më këtë çështje, vetëm një gjë dua të them. Nëse ka ndodhur është një veprimtari e paligjshme dhe kurdo që do të nxirrte kokën do të kishte pasoja të rënda për ata që e ndërmarrin.

 Ku shkojnë paratë që hynë nga kanabizimi i vendit?

Janë agjencitë përkatëse që duhet të bëjnë investigime dhe hetime.

A jeni ju të shqetësuar se këto para mund të shkojnë për të blerë vota, poste publike?

Për gjithçka mund të shkojnë të gjitha këto para si dhe për të shtuar pisllikun shoqëror dhe politik.

A keni një nisëm apo ide në këtë drejtim?

Nuk kam asnjë nisëm pa parë qartësisht, cilat janë hapësirat institucionale dhe të gjitha veprimet e mundshme do i shoqëroja duke i paraqitur si nisma insitucionale dhe nuk do i paraqisja si deklarata publike.

A keni pasur njohje personale me Klemend Balilajn. A është ai një njeri i suportuar apo dhe i fshehur nga LSI?

Unë nuk e kam njohur kurrë këtë njeri. Përgjigjja më e mirë është një dhe vetëm një. Qëndrimi i LSI në të gjitha nivelet e saj, si dhe nisma e unikale e Ilir Metës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe në qëndrimet e Manjanit. Kjo është përgjigjja më e mirë për të gjitha hamendjet intrigrante që nuk do rreshtin së aluduari./tvklan.al