Kryebashkiaku: Ecim përpara vetëm duke mbështetur njëri-tjetrin

Nxënësit ekselentë të shkollës “Myslym Keta” zhvilluan një bashkëbisedim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në sallën e Këshillit Bashkiak. Veliaj u kërkoi të rinjve që të bëhen mbështetës të njëri-tjetrit për të ecur përpara.

“Sikur ne të mos ishim kundërshtarët e njëri-tjetrit, pra një gocë të mos pengojë shoqen e saj të shkëlqejë në mjekësi; një nga çunat që kodon, s’duhet ta bëjë këtë se ka inat dikë tjetër, por se e ka pasion kodimin dhe teknologjinë e informacionit; dikush që po bën bamirësi, s’duhet sabotuar pse s’po e bën ti, përkundrazi, duhet të inkurajohesh që ta bësh edhe ti dhe nëse kjo do jetë fryma, nuk ka asgjë që e ndal këtë vend. Dua shumë që brezi juaj të jetë vërtet një flamurtar i kësaj kulture të re, i këtij emancipimi.”

Kryebashkiaku Erion Veliaj nënvizoi para të rinjve se pavarësisht debateve të forta, Tirana ka mundur të ketë ndryshime të mëdha, duke u kthyer edhe në një qendër të samiteve të rëndësishme.

Klan News