FIFA duket se ka lënë Shqipërinë me vetëm një gjyqtar me stemë ndërkombëtare.

Në faqen zyrtare të institucionit botëror të futbollit është vetëm emri i Enea Jorgjit, ai që gjykoi sfidën që pati polemika mes Kukësit dhe Skënderbeut.

Andi Koçi dhe Lorenc Jemini nuk figurojnë më në këtë listë. Zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk dhanë sqarime, pasi u pyetën nga Televizioni Klan.

Vendimet e gjyqtarëve shqiptarë janë kontestuar vazhdimisht në këtë kampionat nga klubet e Superligës.

/Tv Klan