Aktorja e 2XL, Esmeralda Metka e njohur ndryshe si Cubi ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Ajo tregoi gjatë emisionit arsyen se përse e thërrasin Cubi, ndërkohë që shtoi se nuk është emër arti. Aktorja tha se emri Cubi ka lidhje me karakterin e saj, pasi që e vogël ka qenë si djalë.

“Të gjithë çuditen kur e dëgjojnë emrin tim dhe presin që të jetë mashkull, por nëse i’u thonë që është femër presin një grua të madhe dhe kur dal unë një Cub i vogël të gjithë habiten. Në fakt emri lidhet me babain tim, duke qenë se e vogël kam qenë mistrece, kam qenë natyrë djali dhe më ka ngelur Cubi. Shumë e kanë marë si emër arti, por jo. Emri im i vërtetë është Esmeralda”

, tha aktorja.

/tvklan.al