Video-Foto/ Incident me Tom Cruise gjatë xhirimeve të filmit



Ylli hollivudian Tom Cruise njihet për skenat e rrezikshme që realizon gjatë xhirimeve të filmave. Mirëpo, në punë ndodhin edhe incidente.

Gjatë xhirimeve për filmin e mirënjohur “Misioni i Pamundur 6”, aktori 55-vjeçar pësoi një incident.

I varur me litar nga një vinç, Cruise kërceu ndërmjet dy ndërtesave në qendër të Londrës, por u përplas me murin e godinës.

Ai u ndihmua nga pjesëtarët e tjerë të stafit. Fatmirësisht, Cruise nuk ka pësuar lëndime serioze. Tani na mbetet vetëm të presim kur do të shfaqet në kinema “Mission Impossible 6’. /tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*