Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë për orë të tëra me flakët e zjarrit në një zonë të Manchesterit.

Deri më tani janë evakuuar 50 shtëpi dhe qindra njerëz. Flakët kanë filluar që në fundjavë, por moti i nxehtë dhe erërat e natës kanë bërë që të përhapet në një zonë shumë të madhe.

Autoritetet deklarojnë se zjarrfikësit po punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira për të përmbajtur këtë “incident të madh” siç ata e quajnë. Ushtria është në gatishmëri dhe pritet të ndërhyjë pasi kjo është një emergjencë e madhe.

Banorët tregojnë se janë shumë të frikësuar pasi zjarri arriti shumë pranë shtëpive të tyre. Policia ka njoftuar banorët që të mbajnë gjatë gjithë kohës dritaret mbyllur dhe pse temperaturat janë shumë të larta.

Klan Plus