Një doktor në Indi i ka hequr një gruaje nga kafka e kokës një kacabu të rritur, pasi ajo e ndjente që lëvizte.

Ajo ndjente bezdisje në kokë gjatë kohës kur flinte, e më pas e kishte parë atë t’i lëvizte mes syve e pranë trurit.

Insekti i ishte futur gruas në hundë gjatë kohës kur flinte dhe mundi kështu të mbërrinte deri në kafkë. Përpjekja për ta shtypur ishte e kotë.

Nëse insekti do kishte ngordhur brenda kafkës së saj, infeksioni do i ishte shpërndarë në çdo zonë të trurit.

Dr. M. N. Shankar, mjeku i hundës dhe i fytit rrëfeu se ky ishte rasti i parë në tre dekada eksperiencë./tvklan.al