“Këta janë gjenerata e ardhshme e terroristëve”. Ky është pretendimi që vjen nga një video e publikuar nga Shteti Islamik. Në video tregohet se si fëmijët të shtetasve të huaj që kanë shkuar në Siri dhe Irak po trajnohen për sulme terroriste.

Sipas videos ata po marrin mësim për luftime trup më trup, apo edhe për gjuajtje me armë.  Alarmi është dhënë edhe nga Europol, sipas të cilit më shumë se 50 fëmijë britanikë mendohet se jetojnë në territoret e ISIS. Këta në të ardhmen janë një rrezik i shtuar për Evropën e jo vetëm. /

tvklan.al