Me shtyrjen e vendimit për imunitetin e Tahirit, sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca humbën mundësinë e fundit për të treguar se kanë vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj.

Cilido të jetë qëndrimi i saj nesër, tashmë kjo nuk ka më rëndësi… të gjithë shqiptarët ishin dëshmitarë të një veprimi të paprecedentë duke bllokuar zbardhjen e një veprimtarie kriminale dhe me dimension ndërkombëtar… Kjo duhej të ishte mbledhja më e shkurtër në historinë e parlamentarizmit shqiptar, pasi lidhet me veprimtarinë më të rëndë që ky komision ka marrë ndonjëherë në shqyrtim”

, tha Kryemadhi.

 “

Ky kryeministër dhe Haki Çako vazhdojnë akoma të jenë në detyrë si garantë të krimit të organizuar, të drogës, pa harruar që vetëm dje janë kapur 3.5 tonë drogë me vlerën e 35 milionë euro

”, tha kryemadhi në një deklaratë për mediat.

Ajo tha se çdo ditë që ata vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, është një ditë e bardhë për krimin dhe trafikantët dhe një ditë e zezë për shqiptarët.

Kryetarja e LSI-së i bëri thirrje maxhorancës të braktisë ato që ajo i quajti sulme dhe shantazhe ndaj drejtësisë. /tvklan.al