Pasi u bë i famshëm në gjithë botën për shkak të intervistës së tij me BBC ku në dhomë hynë edhe fëmijët dhe gruaja, profesor Robert Kelly ka dalë sërish përpara mediave.

Nga qyteti i Busanit në Korenë e Jugut, Pofersor Kelly doli sërish në BBC së bashku me familjen për të folur për incidentin që u bë viral.

“Isha i shqetësuar se BBC dhe të tjerët nuk do të më merrnin më kurrë në intervistë”, 

tha Kelly

, “madje akoma jam pak i shqetësuar”,

shtoi ai, nëse pas gjashtë muajsh do jeni akoma duke folur për atë ngjarje, nuk do ndjehem aspak rehat.

Robert Kelly dhe gruaja e tij koreane Kim thanë se shpjegimi se pse videoja krijoi aq shumë impakt është se njerëzit panë atje realitetin e tyre.

Unë përpiqem të krijojë një mjedis sa më profesional,

tha Kelly,

vishem edhe me xhakete e kravatë, kur befas jeta e vërtetë shpërthen në ekran.

Kim, e cila fillimisht sqaroi se nuk ishte dadoja siç kishin menduar disa, por nëna dhe bashkëshortja, shpjegoi si kishte rrjedhur ngjarja.

Ajo ishte në kuzhinë duke filmur me telefon intervistën e të shoqit, kur fëmijët ishin zhdukur njëri pas tjetrit. E bindur se i shoqi e kishte derën të mbyllur me çelës ajo kishte vazhduar filmimin dhe për shkak të vonesës disa sekondëshe të pamjeve të transmetimit satelitor, pamja e fëmijëve live i kishte mbërritur pak më vonë. Ishte kaos për mua, tha ajo, kurse i shoqi u tha gazetarëve se gruaja e tij meritonte një medalje për ndërhyrjen e saj.

Tv Klan

https://www.youtube.com//embed/Mh4f9AYRCZY