Një ish i persekutuar politik që kërcënoi se do të hidhej nga vinçi i një pallati në Tiranë, ka zbritur pas rreth 60 minutash në lartësi.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Kishës Ortodokse, në kryeqytet.

Policia tha se rreth orës 16:30 tek një pallat në ndërtim ka hipur në vinç, shtetasi Xh. Zh. (Xhemal Zhuri), 61 vjeç, i cili  tentoi të hidhet, pasi nuk ka marrë këstin e gjashtë të parave, si i persekutuar politik.

Policia mbërriti në vendngjarje, vendosi perimetrin e sigurisë dhe nisi negocimin për zbritjen e tij.

Xhemal Zhuri kishte tentuar hedhjen edhe dy herë të tjera, në shkurt 2012 dhe  nëntor 2015, nga vinçët e pallateve në Tiranë, me argumentimin se po i bëheshin vonesa në pagesën e kësteve dhe se ato ishin  i vetmi burim jetese për të./tvklan.al