Njihet për zemrën e madhe dhe veçanërisht për dashurinë që ushqen për më të e vegjlit. Këtë herë reperi Noizy, i ndodhur në Zvicër për një koncert, ka vendour që të shkojë në një shkollë fillore, për t’u takuar me fansat e tij të vegjël.

https://www.instagram.com/p/BDTYL8Pyvgo/?taken-by=zinizin

Ai ka kaluar disa momente në shkollën “Pestalloci Romanshorn primary School” në Zvicër, ku mësojnë dhe shumë nxënës shqiptarë, të cilët janë fansa të këngëtarit.

“Për të gjithë ata fansa të vegjël, që nuk mund të na ndjekin në performacat tona, të paktën të bëjnë foto dhe të mund të na takojnë”, shkruan vetë reperi, përkrah videos të postuar në profilin e tij në Instagram./tvklan.al