Artisti Robert Aliaj ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan në një rrëfim ndryshe.

I pyetur se përse mban shkop edhe pse nuk ka nevojë për të, Aliaj tha se ka nevojë për stil.

“Unë nuk kam nevojë për shkop, kam nevojë për stil. Dikur kam akuzuar njerëzit që nuk kanë stil dhe unë besova në atë kohë në atë që thash dhe besoj akoma, ishte e dhunshme mënyra se si e thash, por desha edhe të krijoj një reflektim.

Stili bëhet edhe me rroba shumë të lira. T’i mund të vishesh me “Gucci” por t’i bëhesh pjesë e marshit të mizave, unë dal nga marshi. Unë jam si salmoni që shkoj kundra rrymës”,

tha Aliaj.

Po ashtu Aliaj tregoi edhe arsyen se përse lyen thonjt. I emocionuar artisti tha:

Unë i lyej thonjt sepse unë e adhuroj këtë xhest dhe adhuroj xhestin që vajza ime mi leu për herë të parë thonjt, por dua të them se nuk i bëj gjërat për modë, por sepse i ndjej. Moda është një keqkuptim i madh, moda ju fut në konceptin e tufës.

/tvklan.al