I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në Televizionin Klan të premten, këngëtari Shpat Kasapi tha me shaka se e “dashura” e tij e re nuk është më e famshme se ish-i i tij, Afërdita Dreshaj, e cila “është on top”.

Çani: Je shprehur në rrjetet sociale se po përjeton një lidhje të re dashurie. A është personazh publik e dashura jote, e njohim apo jo?

Shpat Kasapi: Mund ta njohësh por se them…

Çani: Është më e famshme se Afërdita?

Shpat Kasapi: Ku ka më të famshme se Afërdita, Afërdita është on top.

Çani: Po kjo e reja çfarë është? Është këngëtare? Nuk do ta thuash?

Shpat Kasapi: Nuk kam të dashur unë.

Çani: Kështu ke thënë plak, ka bërë xhiron e mediave. Shpat Kasapi…

Shpat Kasapi: E di sa Facebook ka në emrin tim? 77…, se di për cilin flet.

Çani: Pra janë disa Shpat Kasapi, është e sigurt?

Shpat Kasapi: Po!

Çani: Pra në këto momente mund të themi se nuk ke Shpat, je bosh?

Shpat Kasapi ishte i ftuar në “Zonë e Lirë” për të prezantuar klipin e tij të ri, “Aroma e saj” dhe për të folur rreth filmit ku ka interpretuar si aktor, “Jeto ndryshe”. /tvklan.al