Një automjet tip “Ford” ka shpërthyer në Vlorë në lagjen “15 Tetori”, pranë vendit ku ndodhi vrasja me armë zjarri në lagjen “Partizani”.

Dyshohet se makinës me targa AA 987 KP i është vendosur lëndë eksplozive. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëmtime në pjesën e përparme të mjetit.

Policia thotë se makina ka qenë e parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë.

Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Forca të shumta policie ndodhen në zonën ku ndodhi shpërthimi dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e vendosjes së tritolit dhe për të zbardhur shkaqet.

/tvklan.al