Përbërësit:

4 lugë gjalpë i shkrirë

8 mollë të qëruara të ndara në copa

2 lugë sheqer kaf

2 lugë lëng limoni

Çerek tasi miell misri

1 lugë kanellë

Karamel

Gjysmë tasi sheqer pluhur

Pak kripë

Përgatitja:

1. Nxeheni sobën në temperaturën 200 gradë celsius.

2. Shkrijeni gjalpin në një tigan profesional me nxehtësi mesatare. Hidhuni sheqerin kaf dhe hiqeni nga zjarri kur të shkrijë.

3. Hidhuni limon përsipër mollëve në mënyrë që mos të shndërrohen në kafe, hidhni sheqerin, miellin e misrit, kripën dhe kanellën e më pas përzijini të gjitha bashkë.

4. Tek tigani ku kishit shkrirë gjalpin dhe sheqerin kaf, vini përsipër një petë brumi të cilën duhet ta keni futur më parë në ngrirje. Sipër petës vendosni mollët dhe karamelin. Merrni një petë tjetër dhe ndajeni në copa të gjata e më pas vendosjani sipër duke spërkatur pak sheqer.

5. Futeni në furrë në temperaturën 200 gradë celsius për 20 minuta dhe pasi të dalë hidhni sipër karamelin e mbetur./tvklan.al