Zemra më e madhe në botë është shfaqur për publikun në muzeun Royal Ontorio të Kanadasë, duke i dhënë kështu vizitorëve mundësinë që të shohin nga afër një kuriozitet tepër të rrallë biologjik.

Organi i përkiste një prej dy balena blu, trupi i pajetë i të cilave doli në brigjet e Trout River në Newfoundland dhe në provincën e Labrado, 3 vite më parë.

Zemra është 1.5 metra e gjatë dhe përpara se të hiqej nga trupi peshonte të paktën 181 kilogramë.

“Disa dinozaur janë më të mëdhenj, por për nga pesha, balena blu është kafsha më e madhe që ka jetuar në Tokë dhe sigurisht që zemra e saj është më e madhja”

, tha Burton Lim, asistent kurator i gjitarëve, në muzeun kanadez.

Karkasa e balenave blu zbulohen rrallë, pasi zakonisht ato fundosen në thellësitë e oqeanit./tvklan.al