Nuk ka nevojë për panik, por mesa duket fantazmat ekzistojnë dhe mund të lëvizin edhe objekte.

Nëse nuk e besoni, shihni videon më lart. Në të shfaqet një ‘fantazmë’ që lëviz një arush prej pelushi.

Klipi u regjistrua nga kamera infra – red, që dyshohet se ishte vendosur në dhomë nga prindërit e fëmijës.

Videoja është xhiruar diku në Indi dhe është përhapur me shpejtësi nëpër mediat kineze.

Sigurisht, shumë përdorues në YouTube shprehen se bëhet fjalë për një klip të montuar./tvklan.al