Një video tepër interesante është xhiruar gjatë një festivali tradicional në qytetin Cheste të Spanjës.

Në video duket një dem i cili në vend që të ndjekë turmën e njerëzve, ka preferuar të bëjë një ndalesë të paparashikuar duke hyrë brenda filialit të një banke.

Kjo ka shkaktuar panik dhe habi tek personeli, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar dhe as dëme materiale.

Kafsha vetëm pas disa çastesh është parë të dalë qetësisht jashtë.

Kjo video është kthyer në hit në internet pasi ka marrë mijëra klikime dhe komente. Vallë të ketë hyrë për të ‘grabitur’?!/tvklan.al