Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se njëri prej tyre ishte punonjës i zjarrfikëses.

Në pranga ka rënë Endrit Disani, me detyrë punonjës i PMNZSH në qytetin e Librazhdit. Ndalimi i 28-vjeçarit u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal të datës 18 dhjetor 2016, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Gjithashtu u ndalua dhe Ardit Hala, banues në Librazhd, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërsa në kërkim është shpallur dhe një person tjetër me inicialet  J.A i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, me dy të ndaluarit e tjerë./tvklan.al