Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e martë në Devoll. 52 – vjeçari Gjerak Alevica ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij.

Por ngjarja nuk përfundoi me kaq, pasi kjo ka bërë që djali i tij 34 – vjeçar Ledion Alevica, pasi ka mësuar për ngjarjen e ndodhur ka dhunuar të atin.

Për pasojë të dy babë e bir kanë përfunduar në pranga.

Ngjarja në fjalë ndodhi fshatin Kuç të Devollit dhe sipas policisë gjithçka ka ardhur për shkak të motiveve të dobëta./tvklan.al