Vllaznia arriti një tjetër fitore të rëndësishme në përpjekjet e saj për t’i shpëtuar rënies. Skuadra shkodrane mundi Tiranën me rezultatin 3 – 1 në Derbin e Shqipërisë i zhvilluar në “Reshit Rusi”.

Të gjithë golat u shënuan nga lojtarët vendas, pasi edhe ai i Tiranës ishte një autogol. Një tjetër rezultat negativ për bardheblutë që largohen akoma më shumë nga vendi i tretë.

Kukësi dhe Teuta fituan takimet e javës së 26 duke luftuar për vendin e tretë. Kukësi mundi Tërbunin me rezultatin 1 – 0, ndërsa Teuta ia doli të marrë 3 pikët me suksesin 2 – 1 në fushën e Laçit. Flamurtari dhe Bylis e mbyllën pa gola takimin mes tyre. Të dy ekipet luftojnë për të qëndruar në Superligë.

Tv Klan