Dy të rinj janë arrestuar një muaj pasi vodhën 25 aparate fotografikë nga një dyqan në qytetin veri-perëndimor të Lezhës.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Hijet”, në pranga përfunduan 27-vjeçari  Igli Maklaj dhe 29-vjeçari Aldo Smakaj, të dy banues në Lezhë.

Në operacion u sekuestruan edhe disa prej aparateve fotografikë, vlera totale e të cilëve kapte shifrën e 1.500.000 lekë të reja.

Vjedhja në dyqanin e pronarit me iniciale A.D. kishte ndodhur me 17 korrik. /tvklan.al