atentati-shkoder

Objektivi i vrasësit me pagesë arrestuar ditën e mërkurë në Shkodër ishte një mjek i spitaliti të këtij qyteti. Policia e Shkodrës ka dhënë detaje, duke sqaruar se Osman Alija ishte nisur për të eleminuar mjekun me inicialet A.T.

Sipas bluve, porosinë 21 – vjeçari Alija e ka marrë nga burgu i Lezhës nga i dënuari për vrasje Eljon Hato, i arrestuar në Maj të këtij viti në rrugën Laç – Patok bashkë me vëllain e tij, Elkjer Hato, në një operacion të policisë. Eljon Hato, dyshohet se më 11 Maj 2014, në një lokal në fshatin Zus të Shkodrës, ka varë me armë zjarri shtetasin Indrit Ylli dhe ka plagosur rëndë shtetasin Jetmir M., banues në Dobraç, Shkodër.

Për ngjarjen e së mërkurës, ku u përfshi Osman Alija, policia ka shpallur në kërkim dhe shtetasin me inicilaet Sh.Rr. Ky person dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e vrasjes, e cila për fat të mirë, mbeti në tentativë. Policia nuk jep detaje mbi motivin që ka patur i burgosuri Hato për të vrarë mjekun.

Osman Alija u arrestua mesditën e të mërkurës, në kohën kur po lëvizte me motoçikletë dhe me një automatik me vete. Në këtë kohë kanë ndërhyrë blutë, të cilët janë përplasur dhe më armë me 21 – vjeçarin. Nga shkëmbimi i zjarrit u plagos lehtë Alija, të cilit iu dha ndihma e parë mjekësore.

Tv Klan