Gjykata ka marrë vendimin përfundimtar për një 26-vjeçare në Britaninë e Madhe e cila vrau fëmijën e saj. Katie Crowder është dënuar me burgim të përjetshëm pasi hodhi ujë të nxehtë mbi vogëlushen 19-muajshe.

Ngjarja ka ndodhur pasi ajo kishte konsumuar të paktën tre viza me kokainë. Pasi i hodhi fëmijës ujë të nxehtë dhe i dogji 65% të trupit, e reja shkoi tek shtëpia e prindërve.

Ajo pretendoi herën e parë se e kishte gjetur në dysheme vajzën. Por në gjykatë u zbulua e gjithë e vërteta. E reja sapo kishte konsumuar një sasi kokaine përpara se t’i hidhte ujë të nxehtë vajzës.

Gjykatësi i çështjes e konsideroi vdekjen e vogëslushes si një tragjedi shqetësuese. Ndërkohë 26-vjeçarja duhet të vuajë minimalisht 21 vite në burg përpara se bëjë ndonjë kërkesë për liri me kusht./tvklan.al