WhatsApp pësoi një tjetër ndërprerje masive këtë të mërkurë në mbrëmje, duke bërë që mijëra përdorues nga e gjithë bota të kishin probleme për të hyrë në shërbimin e mesazheve.

Problemet me aplikacionin, që ka më shumë se 1 miliardë përdorues në mbarë botës, përfshinin dërgimin dhe marrjen e mesazheve, ashtu sikurse aksesin në aplikacion.

Kjo vjen ekzaktësisht dy javë pasi një problem i ngjashëm preku këtë shërbim të mesazheve.

Këtë të mërkurë, përdoruesit u ankuan se fuksioni i “chat” -it nuk po punonte dhe nuk ishin në gjendje të dërgonin mesazhe.

“The Independent” shkruan se monitoruesi i website -eve

Down Detector

raportoi se me qindra persona u ankuan për këtë problem, që nisi gjatë orëve të pasdites./tvklan.al