Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja 🇦🇱 Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Pas betejës shëndetësore, Adriana Matoshi ndjek nga afër X Factor Albania në Tv Klan

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, është sonte e pranishme në sallën e “X Factor Albania” në Tv Klan për të ndjekur nga afër të rinjtë më të talentuar shqiptarë.

Sonte në Tv Klan mbahet çerekfinalja e talent-showt me 6 zëra brilantë që po konkurrojnë për një vend në finale. E kur salla është mbushur me familjarë, miq e admirues të shumtë, e ulur mes tyre është edhe Adriana.

Mes angazhimeve të shumta e betejave shëndetësore, artistja nga Kosova ka gjetur kohën për të ndjekur nga afër zërat e të ardhmes së muzikës shqiptare.

Kjo vjen pak ditë pasi ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Turqi. Në një postim në rrjetet sociale, aktorja zbuloi se “shëndeti e tradhtoi sërish”. Fatmirësisht edhe këtë herë ajo e fitoi betejën.

Lule dhe një dedikim emocionues, surpriza përlot Kleansën në “X Factor Albania” në Tv Klan

Kleansa është surprizuar mbrëmjen e sotme nga motra e saj në “X Factor Albania” në Tv Klan. Pas performancës, ajo i dhuroi në skenë një buqetë me lule së bashku me një letër emocionuese. Në dedikimin e ëmbël që u lexua nga Alketa, shkruhej:

“Në çdo lot e buzëqeshje, çdo ëndërr, çdo zhgënjim ne kemi qenë bashkë. Tani jo vetëm Tropoja, por gjithë Shqipëria të adhuron, dhe ti e di. Brezat ripërtërihen dhe është koha jote tani. Në çdo moment kemi qenë bashkë, jemi gdhirë duke qarë, duke parë yjet por edhe lindjen e diellit, duke kërkuar hënën edhe kur qielli ka qenë me re. Je gjysma e shpirtit tim, nuk dua ta shkruaj me lot këtë mesazh, por me krenari. Motra jote!”

Pas kësaj, Kleansa ka shpërthyer në lot./tvklan.al