Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kërkoi nga krerët e Policisë që situata e ndodhur në Elbasan, ku u godit një automjet policie të mos tolerohet në asnjë rast tjetër.

Këtë fakt Xhafa ua komunikoi vartësve të tij në Policinë e Shtetit, në një takim gjatë kësaj të premteje në Ministrinë e Brendshme.

Po ashtu Xhafa kërkoi rritje të sekuestrimit të aseteve të grupeve apo individëve me rekorde kriminale, në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”. Gjatë takimit me drejtorët vendorë por edhe ata qendrorë, binte në sy mungesa e kreut të Policisë Haki Çako.

Ai prej pak ditësh ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë. Takimi i Xhafës me krerët e Policisë së Shtetit vjen në momentin kur në qendër të debatit është përplasja e policisë në Elbasan një bandë në këtë qytet.

Më parë, Xhafaj pati një  takim edhe me drejtuesit vendore të Policisë, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, për rezultatet e sezonit turistik. I pranishëm edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

 

Tv Klan