Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar ditën e sotme me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin.

Xhafaj dhe dy diplomatët diskutuan për strategjinë e re në luftën kundër krimit të organizuar.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ministri Xhafaj në një postim në rrjetet sociale.

“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kundër krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: Shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA

”,

shkruan Xhafaj.

Kujtojmë se në muajin nëntor pritet të mbërrijnë në Shqipëri agjentë amerikanë të FBI-së.

/tvklan.al